Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra, transmeton KosovaPress.
Pritjet në hyrje raportohen nga 3 deri në 5 minuta përveç në Jarinjë deri 30 minuta. Përderisa pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra, pritjet për të dalë nga Kosova janë më të gjata.
Raportohen pritje deri gjysmë ore te Dheu i Bardhë, deri 30 minuta në Merdarë dhe deri 15 minuta në Jarinjë.



Të tjera
Konkursi i Serbisë për institucione ilegale shëndetësore, ndërhyrje në sovranitetin e Kosovës
Reflektojmë mbi bujarinë, solidaritetin dhe bashkimin tonë si komb dhe si shoqëri
Ngjarje e pazakontë në Superioren e Shqipërisë, portieri i Bylisit largohet nga fusha në mes të ndeshjes