Gazetari dhe opinionisti Gëzim Mekuli ka reaguar me një postim të fortë, duke theksuar se pavarësisht propagandës e manipulimeve në gjuhë të ndryshme, e vërteta mbetet e qartë: liria e shqiptarëve ka emër, dhe ai është Ushtria Çlirimtare e Kosovës, përcjell KosovaPost.
“Liria gjithmonë ka pasë emër. Ai emër është UÇK: Adem Jashari me shokë e me krejt popullin shqiptar në krahë,” shkruan Mekuli, duke akuzuar se është tentuar manipulimi dhe asimilimi i këtij identiteti.
Në përfundim, ai i drejtohet me tone të ashpra atyre që sipas tij kanë dashur t’i ndryshojnë kuptimin lirisë së shqiptarëve.
Postimi i plotë:
U bindën edhe ATA!
Sa kokëfortë si fakt, sa historikisht e drejtë, moralisht sa e pastër, sa e vërtetë politikisht, e sa e mirë kur e dëgjon, kur ATA e marrin vesh se, edhe pas gjithë asaj propagande të tmerrshme në gjuhën serbe, shqipe, ruse, angleze, gjermane, franceze, italiane; përsëri serbe, përsëri shqipe, serbe e shqipe, manipulimeve mediatike, historiogragike, dhe, pas gjithë atyre strategjive retorike të spin doktorëve të paguarë me miliona euro, u bindën, e panë, se LIRIA ka EMËR, dhe ai emër është UÇK: është Adem Jashari me shokë e shoqe e me krejt popullin shqiptar n’krahë.
Të nderuar lexues,
Lira gjithmonë ka pasë emër, unë e kam ditë, populli shqiptar, në Tiranë, Prishtinë, Luginë, Shkup, Plavë, Guci e Çamëri, e ka ditë, por ATA provuan me ia plaçkitë edhe emrin, hej, edhe emrin bre, gati ia asimiluan dhe ia ndërruan me një emër të përveqshëm, e të përçuditshëm; në emërin e ATIJ, hej, në emërin e ATIJ që e çojë në Hagë.
Phuuuu, he depsëza!
Zoti ju vraftë!
Deri kur me dallavere, bre?



Të tjera
Nuk do të përfshihemi në luftën që ka të bëjë me mbijetesën politike të Netanyahut
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan
Tri mite rreth shëndetit që nuk janë të vërteta