Tahiraj: Pse po struken e po shmangen nga miti që e ndërtuan vetë?
Gjenerali i NATO-s gjatë kohës së luftës në Kosovë, Wesley Clark, ka nisur dëshminë e tij në Gjykatën Speciale.
Ashtu si të gjithë dëshmitarët e mbrojtjes së Hashim Thaçit, edhe Clark ka deklaruar se Thaçi nuk ishte komandant ushtarak, ndryshe nga ajo që ka proklamuar tash e 25 vite Thaçi, se ai ishte lideri i UÇK-së.
“U takova me z. Thaçi për herë të dytë përpara se të fillonte fushata e bombardimeve, nëse nuk gaboj. He was one of the people there, he was the most authoritative person, he was the youngest, he was the most persuasive. Pra, ishte personi që ishte i veshur më mirë, kishte flokët në mënyrën më të përshtatshme. Jetonte në Zvicër, fliste gjermanisht, nuk fliste shumë anglisht asokohe. Unë ndërkohë nuk flisja shumë gjermanisht kështu që ishte pak e vështirë që të komunikonim me njëri-tjetrin, por ai nuk ishte komandant ushtarak”, ka thënë gjenerali Clark.
Ai thotë se në emër të luftës, të ashtuquajturit komandantë ndërtuan perandorinë e tyre të pushtetit dhe të pasurisë, mbi shpinën e Kosovës së dashur, e cila doli nga lufta e shkatërruar, me plagë të thella dhe me varfëri.
“Vrasjet politike ndodhën në Kosovë, gjatë luftës dhe pas saj. Dikush i bëri ato vrasje, dikush i urdhëroi ato. Serbë nuk kishte në Kosovë – por kishte shqiptarë. Kush ishin ata kriminelë që ekzekutonin e flisnin shqip? Kush ishin ata super-kriminelë që jepnin urdhra dhe përsëri flisnin shqip? Zërat e viktimave sot thërrasin fuqishëm nga varret: drejtësi!”, thekson Tahiraj.
“Derisa drejtësia të mos vendoset, ky vend nuk do të gjejë qetësi. Gjëmët tona do ta dridhin tokën Dardane, për të cilën dhamë gjithçka, dhe nuk do t’i lëmë të qetë ata që fshihen pas miteve. Sa më shpejt të vendoset drejtësia, aq më mirë për ju të gjallët — sepse vetëm atëherë do të mund të fitoni qetësinë dhe lirinë e vërtetë”, përfundon Saim Tahiraj.



Të tjera
“I hëngri” fjalët e veta – fitoi përmes klientelizmit dhe shfrytëzimit të pushtetit
Data që duhet të shmangni nëse planifikoni të martoheni në vitin 2022
Anulohet procesi mësimor në Prishtinë për shkak të kushteve atmosferike