Rrahman Paçarizi është i mendimit se dëshmia e ish-Ndihmës Sekretarit të Përgjithshëm të Shtetit Amerikan, James Rubin, në Gjykatën e Hagës, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, është përshkrimi më realist i periudhës së luftës në Kosovë.
Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, opinionisti Paçarizi tha se Rubin arriti të dekonstruktonte edhe lidhjen mes UÇK-së dhe krimit e drogës.
“Dëshmia e Rubinit ka mbërri me i dekonstruktu dy çështje kryesore. E para, ka sulmuar dhe dekonstruktuar pjesën e aktakuzës që i mvesh me përgjegjësi komenduese katër personat e akuzuar, si drejtues të UÇK-së, duke e quajtur si Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale, dhe e dyta, Rubin e dekonstrukton edhe këtë lidhjen e UÇK-së me krimin, drogën, shtrëngimet e të tjera, të cilat i kemi parë jo pak herë në punime e shkrime të sponsoruara nga Serbia, me autorë qoftë serbë, qoftë të huaj, por qoftë edhe shqiptarë nëpër pozita tash të larta drejtuese në Kosovë”.
“Dëshmia e James Rubin është përshkrimi më realist dhe më korrekt i asaj periudhe. Pavarësisht se neve mund të na duket se është gati avokat, më shumë sesa dëshmitar, por Rubin është ai i cili po e bën përshkrimin më real të situatës së asaj periudhe dhe për këtë po sulmohet”, u shpreh Paçarizi.
Të tjera
Dëshmia e James Rubin është përshkrimi më realist i periudhës së lu*ftës
Të rinjtë, çelësi për bashkëpunim dhe paqe në rajon
Iz*raeli nuk duket i interesuar për “negociata serioze për armëpushim” në Ga*za