Gjatë javës së kaluar, teksa dha dëshminë e tij në Gjykatën Speciale, njëri nga ish komandantët gjatë luftës, Naim Maloku, tha se në librin e tij ka gjëra të ekzagjeruar, apo të pa vërteta për UÇK-në.
“Mund të ketë pasur ndonjë ekzagjerim të vogël. Në përgjithësi libri pasqyron të kaluarën time. Ndoshta e kam paraqitë strukturën organizative dhe zinxhirin komandues si strikte. Më lejoni t’ua sqaroj se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka qenë ushtri e rregullt vullnetare. Nuk ka qenë e mobilizume në bazë të ligjeve, Qeverisë, Ministrisë së Mbrojtjes, por është organizu në baza vullnetare”, tha Naim Maloku.
Ish bashkëluftëtari i heroit, Sali Çekaj, Saim Tahiraj, thotë se me urdhra të komandantëve u shkruan libra që synim e kishin falsifikimin e historisë.
“Që nga fillimi i procesit gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë e gjerë në zhvillimet e fundit, janë dhënë dëshmi interesante, e sidomos nga komandant që dikur i thurnin vetit lavdi e trimëri për luftën që kanë bërë. Shumë prej tyre shkruan libra me ekzagjerime dhe të pavërteta vetëm që lavdia dhe trimëria e tyre të futej në histori. Kështu si në historinë tonë paraprake, njëjtë krijuam histori jo reale, të falsifikuar e cila do na kushtoj në të ardhmen, siç po na kushton sot historia paraprake e falsifikuar”, shprehet Tahiraj.
Siç thotë ai, komandantët asnjëherë nuk e kishin menduar se pikërisht librat e shkruan do të jenë dëshmitari më i fuqishëm i tyre në Gjykatën Speciale.

“Mu për këtë arsye shumë historian po kërkojnë rishkrimin e historisë sonë. Kur shkruan libra, këta komandant me ekzagjerime, me të pavërteta apo me të vërteta gjysmake ,i kishte kapluar egoizmi dhe opiumi i lavdisë së pamerituar. Ata asnjëherë nuk e kishin menduar se një ditë dëshmitari më i fuqishëm kundër tyre do jenë pikërisht librat e tyre që me dorën e vet e kishin shkruar apo me porosi”, thekson Tahiraj.
“Si shumë të tjerë që po përpiqen t’i mohojnë lavdit e tyre që i kishin shkruar në librat e tyre, edhe Naim Maloku u përpoq të praqes si të ekzagjeruar tregimin për UÇK-në në librin e ti. Sado që shifet se përpiqej të jetë më i përmbajtur, më realist prapëseprapë as komandant Naimi nuk pati guximin t’i mbrojë ato që i ka shkruar”, shpjegon Saim Tahiraj.
Për fund, Tahiraj thekson se komandantët në Speciale po shndërrohen në “Lepuj”, e jo “Luanë”, siç shiteshin në Kosovë.
“Ikja nga përgjegjësit e funksioneve që me aq pompozitet dhe mburrje na paraqiteshin në media, tubime publike dhe ushtrimin pushtetit të gjithëfuqishmëve, është pa burrni, ligësi, qyqarllëk për të gjithë që po paraqiten para Gjykatës Speciale në Hagë. Bëhuni burra dhe trima siq na paraqiteshit në Kosovë, pranoni përgjegjësit tuaja dhe mos u shndërroni nga „Luanë“ dikur, në Lepuj sot”, përfundon Saim Tahiraj, ish bashkëluftëtar i heroit, Sali Çekaj.
Të tjera
Moska po kërkon zgjerimin e lu*ftës
Shukri Buja nis fushatën në Lipjan me një atmosferë elektrizuese – Fitorja është e jona!
Shukri Buja nis fushatën në Lipjan me një atmosferë elektrizuese!