Spiropali dhe Konjufca bëjnë homazhe në Prekaz: Dëshmia se liria e Kosovës ka pasur çmim jetën

Dëshmia se liria e Kosovës ka pasur çmim jetën

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca e ka mirëpritur homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropalin e cila po zhvillon vizitë zyrtare në Kosovë.

Të dy bashkë shkuan drejt Prekazit, për të bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Përmes një videoje të ndarë në Facebook, ministrja e Jashtme shqiptare tha se në Prekaz nuk përkujtohet vetëm një betejë, por vendimi për të mos u dorëzar.

Ata u pritën më pas edhe në kullën e Jasharëve, nga Baca Rifat.

“Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes”, tha ndër të tjera Spiropali.