Shoqatat e dala nga Lufta refuzojnë pjesëmarrjen në “Ditën e Çlirimit”

Dëshmitë serbe në Hagë, arsye shtesë për protestë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e ka quajtur arsye shtesë për protestë, pranimin e dokumenteve nga shteti serb si dëshmi për Gjykatën Speciale në Hagë, 

“Sot, Gjykata Speciale pranoi si prova dokumente të dorëzuara nga institucionet më famëkeqe të aparatit shtetëror serb: Departamenti i Sigurisë Shtetërore të Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MUP), Komanda për “Kosovën dhe Metohinë” një strukturë ushtarake dhe policore e krijuar gjatë luftës kundër popullit shqiptar. Ky veprim i papranueshëm i gjykatës i jep besueshmëri një aparati që kreu krime të dokumentuara në Kosovë”, thuhet në komunikatë për media.

OVL UÇK ka paralajmëruar protestë më 7 gusht, në ora 17:00.

“Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së nuk heshtin kur historia provon të rishkruhet nga dokumentet e dhunuesit”, thuhet në komunikatë.