Edhe tentimi i 22-të për formimin e Kuvendit të Kosovës përfundoi pa rezultat.
Në seancë morën pjesë 109 deputetë, nga të cilët 54 deputetë votuan për krijimin e komisionit për votim të fshehtë, një kundër, ndërsa nuk pati asnjë abstenim.
Megjithatë, për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, procesi nuk u finalizua.
Pas përfundimit të votimit, kryesuesi i seancës njoftoi ndërprerjen e saj, duke caktuar vazhdimin më 29 maj në orën 11:00.
Ngërçi politik në Kuvend vazhdon që nga 15 prilli, kur deputetët betuan detyrën, por ende nuk është arritur të zgjidhet kryetari, duke mbajtur institucionin në një situatë bllokade



Të tjera
Kujdesi ndaj alergjive në stinën e pranverës
Sorensen sot pritet nga Kurti, në prag të fillimit të zbatimit të plotë të Ligjit për të huajt
Kurti bëri mirë që nuk e propozoi Osmanin për presidente, s’ka nevojë për të