Ka dështuar mbledhja e fundit e rregullt e mandatit aktual të Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Kio për shkak të mungesës së përfaqësuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Opozita ka akuzuar këto dy parti politike për papërgjegjësi politike dhe ikje nga llogaridhënia.
“Është për keqardhje që legjislatura po e pengon mbajtjen e seancës së fundit. Një sërë shkeljesh janë gjetur në raportin e Auditorit, sot do të duhej që rrugët tona të emëroheshin me heronjtë e kombit. Kjo nuk është hera e parë që ndodh kështu, në Kuvendin Komunal mungesat e pushtetit kanë qenë të shpeshta. Këta nuk kanë munguar vetëm kur ka pasur më rend dite shkëmbimi i pronave dhe subvencionet”, ka deklaruar asamblisti i LVV-së, Gëzim Sveçla.
Ndërkaq, Leutrim Retkoceri nga PDK e akuzoi kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, për shmangie të qëllimshme të transparencës.
“Përparim Rama dhe ekzekutivi nuk erdhën as sot, e mbyllën me përbuzje. Kështu kanë qeverisur, ende nuk kemi përgjigje për 12 milionë euro për arkitektin e qytetit dhe gjetjet e auditorit, ato para nuk dihet ku kanë përfunduar. Sot nuk kemi pasur buxhetin për vitin 2026, ne vetëm po shohim ikje nga Përparim Rama”, ka thënë Retkoceri.



Të tjera
Fiku, një nga frutat më të shëndetshëm që duhet konsumuar
Konsumimi i birrës mund të zgjasë jetën e meshkujve
Pesë mënyrat e shpejta për ta larguar stresin pa u larguar nga tavolina e punës