Ka dështuar sot edhe përpjekja e 25-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, njëherësh përbërjes së nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurti.
Deputetët edhe kësaj rradhe nuk votuan për formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kryeparlamentarin e ri.
Nga 104 deputetë prezentë në sallë pro votuan vetëm 51 deputetë, 1 kundër dhe asnjë abstenim.
Seanca konstituive do të vazhdojë të mërkurën e 4 qershorit nga ora 11:00.
Ndryshe, Për herë të parë seanca konstituive u mbajt më 15 prill.
Deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve.
Por, procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës pasi kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për këtë post, Albulena Haxhiu, nuk ka marrë përkrahjen e nevojshme.
Të tjera
Bastisje në Dubravë, të dënuarit kapen duke futur telefona e na*rkotikë
Zelensky thotë po presin fondin prej 2.9 miliardë eurosh për ar*mët amerikane për të lu*ftuar Rusinë
Krasniqi më kërkoi me e shkel ligjin për një uz*urpator