Në kohën kur në masë të madhe mund të vijë në shprehje roli i Furnizuesit të Mundësisë së Fundit, pasi qindra biznese pritet të mbesin pa furnizues si rezultat i hapjes së tregut të energjisë elektrike, ZRRE-së i ka dështuar tenderi për zgjedhjen e ofruesit të ri të këtij shërbimi për periudhën e re tre vjeçare. Furnizuesit aktual të Mundësisë së Fundit, KEK-ut, i skadon obligimi për këtë shërbim në fund të korrikut.
Ka dështuar tenderi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për zgjedhjen e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit për periudhën 2025-2028.
Kompania që përzgjidhet për këtë shërbim ka për obligim që t’i ofrojë furnizim të përkohshëm, deri në 60 ditë, konsumatorëve që mbesin pa furnizues, kryesisht deri zgjidhjen e problemit.
Përkundër premtimit, në ZRRE nuk dhanë detaje për dështimin e tenderit.
Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që dështon tenderi për këtë detyrim, në kuadër të furnizimit të garantuar me ligj.
Prej kur ky shërbim parashihet me ligj, tenderi për Furnizuesit e Mundësisë së Fundit për periudhë tre vjeçare kurrë nuk ka rezultuar i suksesshëm.
Ligji i lejon Bordit, që në rast dështimi të procesit të prokurimit dy herë, me akt të veçantë të caktojë Furnizuesit e Mundësisë së Fundit – siç ka ndodhur më 2018 dhe 2021.
Derisa KEK-u e ka këtë obligim vetëm deri në fund të korrikut, Oda Ekonomike ka njoftuar se shumica e bizneseve të mëdha nuk kanë nënshkruar kontrata furnizimi në kuadër të hapjes së tregut nga 1 qershori.
Kjo nënkupton se ato do të detyrohen të lidhin kontrata të përkohshme me KEK-un, që edhe për dy muaj ka obligime, si Furnizues Mundësisë së Fundit./Dukagjini/
Të tjera
Haga i refuzon kërkesën Rexhep Selimit për garanci gjatë marrjes në pyetje
Dikur ministrat e Serbisë mburreshin duke prerë shirita të postës serbe në Graçanicë, sot Kosova e vulos sovranitetin
Banka Botërore mbështeti zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik