Gazeta Sinjali mëson detaje të reja nga përleshja e armatosur që ka ndodhur pasditen e djeshme në Podujevë, ku katër persona përfunduan në pranga dhe një u lëndua pas një konflikti që për pak përfundoi me tragjedi.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:50 në rrugën “Xhemajl Mustafa”, afër rrethit të Kërpimehit, kur një mosmarrëveshje mes disa personave degjeneroi në dhunë fizike e më pas në përdorim të armëve të zjarrit.
Sipas informacioneve të Gazetës Sinjali, konflikti kishte nisur mes familjes Rrahimi dhe dy të rinjve Rrustemi, ku fillimisht Driton Rrahimi, rreth 24-vjeçar kishte goditur Mentor Rrustemin, rreth 22-vjeçar me një shufër druri, ndërsa më pas Zymer Rrahimi, rreth 69-vjeçar – babai i tij – kishte nxjerrë armën dhe shtënë disa herë në drejtim të tyre.
Në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe Elmedin Rrustemi, rreth 21-vjeçar dhe Edona Hoxha, rreth 25-vjeçar, të cilët janë përfshirë në përleshje.
Si pasojë e incidentit, Mentor Rrustemi ka pësuar lëndime trupore, ndërsa të gjithë të përfshirët janë ndaluar nga Policia e Kosovës menjëherë pas ngjarjes.
Pas konsultimit me Prokurorin Kujdestar, ndaj tyre janë iniciuar këto vepra penale: Zymer Rrahimi, rreth 69-vjeçar – ‘Vrasje në tentative‘ dhe Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës, Driton Rrahimi, rreth 24-vjeçar – Vrasje në tentative, Elmedin Rrustemi, rreth 24-vjeçar – Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës, Mentor Rrustemi, rreth 22-vjeçar – Pjesëmarrje në rrahje.
Të gjithë të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të përcaktuar saktësisht motivin e konfliktit dhe rolin e secilit.
Gazeta Sinjali do të sjellë detaje të reja nga ky rast që ka tronditur Podujevën, në momentin që hetimet avancojnë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Gazeta SInjali
Të tjera
Ushqimet që nuk duhet t’i hash kurrë esëll ose me stomakun bosh
Merz kërkon nga Kosova dhe Serbia dialog dhe normalizim të marrëdhënieve
Si të zbuloni një gënjeshtar, duke përdorur komunikimin joverbal