Nëna dhe vajza e mitur që raportohet se u thirrën me thikë në Prizren, janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po marrin trajtim në mjekimin intensive Qendror në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.
Kjo është bërë e ditur për KosovaPress nga shefi i Emergjencës në këtë spital, Hekuran Veçgishti, i cili tregoi se dy të lënduarat si pasojë e therjes me pikë kanë plagë në pjesë të ndryshme të trupit.
Ai thotë se dy pacientet janë hospitalizuar për intervenim kirurgjik.
“Mbrëmë rreth ora 00: 45 në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm Prizren janë pranuar dy të lënduara si pasojë e therjes me thikë. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme, ekzaminimet radiologjike. Të lënduarat kanë pasur plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Pas konsultës me Kirurget kujdestar dy të lënduarat janë hospitalizuar për intervenim kirurgjik. Për momentin pacientet janë duke u trajtuar në mjekimin Intensiv Qendror te Spitalit”, tha Veçgishti.
Ndërsa, në katin e fundit të ndërtesës është gjetur edhe viktima e dytë, vajza e mitur. Ajo po ashtu kishte lëndime trupore dhe gjakderdhje. Viktimës së mitur i është ofruar ndihma e parë dhe më pas, bashkë me nënën e saj, janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Sipas Prokurorisë Themelore të Prizrenit, gjatë intervenimit të Policisë së Kosovës në hyrje të banesës ku ka ndodhur rasti është identifikuar dhe arrestuar i pandehuri i cili është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme.
Më pas, prokurori kujdestar ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të pandehurit në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Të tjera
Atiq: Lista Serbe i fitoi zgjedhjet me kërcënime ndaj qytetarëve
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: Kush fitoi dhe ku?
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut – këta janë fituesit në komunat shqiptare!