Faton Hajrizi – njeriu që u arratis të shtunën për herën e nëntë nga burgjet e Kosovës është shpallur në kërkim nga Policia. I burgosur për vrasjen e ushtarit rus dhe vepra tjera penale, Hajrizi iku nga Burgu i Smrekonicës dje në orët e mëngjesit me një plan të detajuar.
Sinjali ka mësuar planin e tij të arratisjes dhe iu sjellë detajet.
Burimet kanë bërë me dije se edhe këtë herë, si në ikjet e tij spektolare të mëhershme, Hajrizi ishte i përgatitur për t’u larguar nga burgu pa u kapur nga oficerët.
Faton Hajrizi dyshohet se u arratij gjatë periudhës kohore nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 07:00.
I arratisuri më i famshëm në Kosovë arriti që fillimisht t’i shfrytëzojë qarqafët e shtratit, të cilët i lidhi në radiatorin e dhomës ku ai ishte i vendosur.
Në këtë mënyrë, Hajrizi arriti që të largohet nga dhoma përmes dritares në katin e dytë dhe kësbtu ia doli të depërtojë në katin e parë.
Nga aty, Hajrizi e kaloi rrethojën e jashtme të burgut dhe u arratis për të nëntën herë.
Qendra Korrektuese e Smrekonicës ku Hajrizi vuante dënimin është institucion i tipit të hapur.
Arratisjen e tij e ka konfirmuar edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe ka njoftuar se për këtë çështje është njoftuar Policia dhe janë suspenduar dy oficerë.
Faton Hajrizi ishte dënuar për vrasjen e një ushtari rus. Në kohën kur ai e kishte kryer vrasjen ishte vetëm 15-vjeçar. Për këtë vrasje, ai ishte dënuar 27 vjet burg.
Por, siç rrëfente vetë Hajrizi, tre ditë pasi u dërgua në burgun e Mitrovicës, ai kishte arritur të ikte nga atje. Ngjarja kishte ndodhur në vitin 2000. /Sinjali/
Të tjera
Zlatan Elek dështon për herë të tretë, s’merr votat për nënkryetar
Kryeparlamentari Basha mban konferencë për media
Murati thotë se deputetët sot kanë dy opsione të zgjedhjes mes Listës Serbe dhe Nenad Rashiqit