Ushtruesi i ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu i ka kërkuar ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi që të ndërmarrë masa për Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Njazi Rexha i cili ka urdhëruar që të ndërpritet përkohësisht numërimin në Qendrën Komunale të Numërimet në Mitrovicë të Jugut.
“Siç jeni ne dijeni, mbrëmë pas mesnate, datë 11 tetor 2025, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar ndërprerjen e numërimit te fletë votimeve në Qendrën Komunale në Komunën e Mitrovicës së Jugut, lidhur me procesin e balotazhit për Kryetar te kësaj Komune. Kjo ishte bërë me arsyetimin se janë raportuar parregullsi nga ana e komisionerëve gabime teknike të cilat kanë të bëjnë me gabimet e numrave serike në disa fletëvotime, ndonëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte ofruar sqarimet e nevojshme rreth natyrës teknike te problemit.! Fillimisht prokurori kompetent për çështjen përkatëse ishte caktuar Prokurori i Shtetit z. Shpëtim Peci, mirëpo në ndërkohë, çështjen kishte marrë në kompetence vet Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore ne Mitrovice z. Njazi Rexha, pa ofruar ndonjë arsyetim për palët e përfshira apo publikun dhe i cili kishte vendosur për ndërprerjen e procesit te numërimit pranë Qendrës Komunale për numërimin e votave në Mitrovicën e Jugut”, thuhet në letrën që Sallahu ka nisur në kryeprokurori.
Postimi i plotë:
I nderuar Kryeprokuror,
Bazuar ne kompetencat tuaja ligjore, permes kesaj shkresë, kerkoj ndermarijen e masave të menjehershme nga ana juaj, në mênyre gë te shmanget çdo veprim i cili do ta démtonte procesin e mbarevajtshem elektoral te 9 nëntorit né Komunën e Mitrovices së Jugut.



Të tjera
Drita vazhdon ngritjen në Evropë, e tejkalon Ballkanin në renditjen e UEFA-s për klube
“Jam krenare për punën time” – Vjen reagimi Hajdarit pas ngritjes së aktakuzës për rezervat shtetërore
Bastisje brenda Speciales, kontrollohen të gjithë kompjuterët që përdori Thaçi