Ardian Ismajli, mbrojtësi i Shqipërisë, tha se i dhemb mënyra se si kombëtarja pranoi dy gola në humbjen nga Anglia në ndeshjen e fundit të grupit në kualifikimet për Kupën e Botës.
“Besoj se për 70 minuta kemi bërë një ndeshje jashtëzakonisht të mirë taktike. Në pjesën e dytë, me Arbërin patëm mundësinë edhe të krijonim avantazh, por nganjëherë duhet edhe fat”, deklaroi Ismajli për Klan Kosovën dhe Artmotion.
“Fati në ato momente nuk ishte as me Arbërin, as me neve. Pastaj i morëm si i morëm golat, normalisht presioni ishte i madh”.
“Me të thënë të drejtën, më dhemb pak mënyra si i morëm golat. Okej, e dimë që Anglia është superfuqi dhe ka bërë rekord sot, asnjë gol s’e ka pësuar dhe i ka marrë të gjitha pikët, por dy golat i morëm nga asgjëja. Por çka me ba, ky është futbolli.”



Të tjera
Anëtarësimi në NATO është më urgjent se integrimi evropian
Mbroni aksesorët nga ndryshku
Nuk do ta harrojmë asnjëherë fitoren ndaj Serbisë në Leskovc