Diagnoza e gabuar – gabimi më i shpeshtë mjekësor dhe më seriozi – Ekonomia Online

Diagnoza e gabuar – gabimi më i shpeshtë mjekësor dhe më seriozi

Nuk është e njohur e dhëna se njerëz janë dëmtuar me diagnozë të gabuar, mirëpo vlerësohet që rreth 40.000 deri në 80.000 raste të vdekjeve në spitalet amerikane çdo vit janë të lidhura me diagnozën e gabuar.

Për të zbuluar
cilat gjendje mjekët më së shpeshti i diagnostikojnë gabimisht, por të cilat
mund të çojnë deri në vdekje apo dëmtime të mëdha, ekspertët kanë hulumtuar dhe
analizuar më shumë se 1.000 raste të paraqitura të shërimit të pandërgjegjshëm.

Rezultatet janë publikuar
në revistën Diagnosis.

“Ekzistojnë
përafërsisht 10.000 sëmundje nga të cilat secila manifestohet nëpërmjet
simptomave të ndryshme, andaj mund të jetë pak dekurajuese të mendohet si të
zgjidhet problemi i diagnozave të gabuara”, ka thënë dr. David Newman Toker,
drejtor i Institutit për diagnoza të suksesshme.

“Treshja e madhe”

Ekipi hulumtues
ka përfunduar që është për t’u befasuar numri i vogël i gjendjeve shëndetësore
i lidhur me gabimet më të shpeshta në diagnozë

Tri sëmundje të
ndryshme kanë qenë përgjegjëse për gabimet më serioze: Infeksionet, problemet
vaskulare dhe karcinomet.

Shkencëtarët kanë
studiuar sa janë serioze dhe të shpeshta dhe ku ndodhin më shpesh.

Më shumë se një e
treta e gabimeve, të cilat kanë shkaktuar vdekje apo dëmtime të rënda, janë të
lidhura me tumoret.

Diagnoza e gabuar te problemet vaskulare ndodhin në 22% të rasteve, ndërkaq 13,5 për qind te infeksionet.

“Treshen e madhe”
shkencëtarët e kanë ndarë në 15 gjendje specifike dhe në majë janë karcinoma e
mushkërive, sulmi në tru dhe helmimet.

Në listë janë
gjendur edhe sulmi në zemër, melanoma, karcinoma e prostatës dhe gjirit.

“Këto rezultate
kanë ndihmuar me rastin e krijimit të “hartës” në mënyrë që më lehtë të
kuptojmë cilat probleme duhet patjetër të zgjidhen në sistemin mjekësor”,
përfundoi dr. David Newman Toker.