Dijana Hrka vazhdon grevën e urisë para Parlamentit të Serbisë

Dijana Hrka vazhdon grevën e urisë para Parlamentit të Serbisë

Dijana Hrka, nëna e Stefanit, i cili humbi jetën nga shembja e një tende në Novi Sad, vazhdon grevën e urisë. Gjendja e saj, pas 13 ditësh grevë, është e qëndrueshme.

 

Velibor Mikiq, i cili foli në emër të saj tha se Hrka ndihet e dobët dhe ka vështirësi në të folur, por është mirë mendërisht dhe e vendosur të vazhdojë qëllimin e saj.

Sipas tij, Hrka u sëmur papritur të mërkurën dhe u trajtua në Spitalin Medigroup, ku mori një infuzion.

Ai theksoi gjithashtu se Hrka u shqetësua nga një telefonatë e dyshimtë nga një person që pretendonte të ishte djali i saj dhe po kërkonte ta ndikonte. Ajo ka kërkuar informacion nga policia lidhur me këtë ngacmim, raportojnë mesiat serbe.

Dijana Hrka nisi grevën e urisë më 2 nëntor, duke kërkuar zbardhjen e ngjarjeve që çuan në vdekjen e djalit të saj dhe 15 të tjerëve në shembjen e tendës, lirimin e studentëve të arrestuar gjatë protestave dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ndërkohë, në anën tjetër të gardhit nuk ka tubime të mbështetësve të qeverisë, dhe policia vazhdon të qëndrojë pranë vendit ku ajo proteston.