Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët me të drejt vote, të dalin e të votojnë, përcjell KosovaPost.
Kurti ka bërë një paraqitje nga lagjja Kodra e Trimave, në kryeqytet.
“Të dashur qytetarë, këtu nga Kodra e Trimave, në këto orët e fundit të mbetura të kësaj dite të rëndësishme, ju ftoj që të dilni e të votoni.”, ka thënë Kurti.
Në Prishtinë kanë votuar 27,37% deri në orëbn 15:00. Gjithsej 60,874 votues kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre në kryeqytet, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.



Të tjera
Rizvanolli:Në operim tri njësi të KEK-ut, B2 dhe A3 priten të rikthehen sot
Policia heton rastin ndaj Arianit Sllamnikut për dyshime mbi shitjen e ilaçeve si “kurë” për autizmin
A duhet t’ia kontrolloni mesazhet partnerit dhe përse e bëjnë njerëzit këtë gjë?