Miroslav Lajçak po largohet nga posti i këshilltarit të kryeministrit sllovak, pasi emri i tij u përmend sërish në dokumente të lidhura me Jeffrey Epstein; Robert Fico ka konfirmuar se do ta pranojë dorëheqjen.
E pikërisht Miroslav Lajçak ishte ndërmjetësues i dialogut Kosovë-Serbi.
Gazetari Ismail Muçiqi kritikon diplomatët evropianë dhe amerikanë për keqmenaxhimin e procesit të Kosovës, duke thënë se ata shpesh kanë favorizuar Serbinë.
Sipas tij, mungesa e integritetit të tyre po vërtetohet sot edhe përmes skandaleve dhe keqpërdorimeve të fondeve të BE-së.
Se këta diplomatë nuk kishin dinjitet dhe integritet të mjaftueshëm profesional, sot po dëshmohet edhe përmes aferave dhe skandaleve që kanë shpërthyer lidhur me veprimtarinë e tyre politike, përfshirë edhe keqpërdorime të fondeve të Bashkimit Evropian”, thotë ai.
“Ish-diplomatja e BE-së, Federica Mogherini, ishte ajo që për vite me radhë e mbajti peng dialogun Kosovë–Serbi përmes oportunizmit, hileve diplomatike dhe qëndrimeve të njëanshme, të cilat në shumë raste favorizuan Vuçiqin dhe Qeverinë e Serbisë. Poashtu, edhe ish-diplomati Miroslav Lajçak po përballet me afera dhe skandale që rëndojnë mbi figurën e tij publike.
Gjatë procesit të dialogut, ai haptazi u percaktua si i njëanshëm, duke mbajtur qëndrime që e vendosnin Serbinë në pozitë të favorshme ndaj Kosovës. Këto janë vetëm disa nga faktet dhe argumentet që dëshmojnë se, historikisht, fuqitë e mëdha – përmes përfaqësuesve të tyre diplomatikë – shpesh e kanë dëmtuar Kosovën dhe, në përgjithësi, fatin e kombit shqiptar”, deklaron ai.
“Nëse i rikthehemi presioneve diplomatike dhe mënyrës se si u zhvillua dialogu nën ndërmjetësimin e këtyre figurave, del qartë se Kryeministri Albin Kurti kishte të drejtë në qëndrimin e tij të ashpër dhe parimor në mbrojtje të interesave të shtetit dhe popullit të Kosovës. Ngjarjet e fundit dhe aferat që po dalin në dritë i demantojnë edhe qëndrimet e portaleve, mediave dhe televizioneve private, si dhe të pseudo-analistëve e opinionistëve në Kosovë, të cilët për javë, muaj e vite me radhë e akuzuan Qeverinë e Kosovës dhe Kryeministrin Kurti se gjoja janë kundër Bashkimit Evropian dhe kundër Amerikës.
Kjo mendësi primitive e një klase pseudo-intelektuale vazhdon ta mbajë peng sektorin e informimit medial në shoqërinë Kosovare. Po të kishin sadopak moral profesional, këta individë do të duhej të skuqeshin për dështimet, manipulimet dhe analizat e tyre të pasakta në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, duke u turpëruar jo vetëm para opinionit të gjerë shqiptar, por edhe para vetë familjeve të tyre. Në fund mund të konstatojmë se interesi i Kosovës si dhe afrimimi i saj në arenën ndërkombëtare u mbrojt dhe u menaxhua në mënyrën më të duhur duke i balancuar raportet dhe veprimet shumë productive nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti” – përfundon ai



Të tjera
Lista Serbe ankohet në PZAP pasi nuk iu miratua lista e kandidatëve nga KQZ
KQZ shpalli rezultatet përfundimtare pa Listën Serbe, OSBE: Të respektohen standardet, po i monitorojmë zhvillimet
Bekim Haxhiu dorëzon dy ankesa në PZAP