Emsiari amerikan dhe zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit, Aleksander Kasanof, do të vizitojë Kosovën këtë javë. Kështu kanë konfirmuar për Gazetën Express nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.
Kasanof do të takohet me zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, partive opozitare, shoqërisë civile dhe bizneseve.
“Zëvendës Ndihmës Sekretari Kasanof do të vizitojë Kosovën këtë javë për konsultime të rregullta me zyrtarë të qeverisë, liderët e opozitës, shoqërinë civile dhe biznesin”, kanë deklaruar nga Ambasada e SHBA-së.
Kasanof ka vizituar Bosnje e Hercegovinën gjatë ditës së hënë dhe pas Bosnjes do të qëndrojë edhe në Serbi.



Të tjera
Pse u tërhoqën opozita dhe mediat e saj përballë Albin Kurtit?
Nela me akuza të forta: Klani Abdixhiku po e dëmton LDK-në
Misioni i FMN-së zhvillon vizitë zyrtare në Kosovë