Pas një aksioni të gjerë të zhvilluar nga Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit në Kaçanik, më shumë se pesë persona janë arrestuar si të dyshuar për përfshirje në vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika.
Burime bëjnë të ditur se të arrestuarit dyshohet të jenë pjesë e një grupi të organizuar kriminal që dyshohet se ka planifikuar dhe realizuar atentatin ndaj zyrtarit policor.
Informacionet e para tregojnë se vetë rreshteri Lika kishte qenë duke i hetuar aktivitetet e këtij grupi, çka dyshohet se mund të ketë çuar në ekzekutimin e tij.
Operacioni, i shtrirë në të gjitha pikat kyçe të qytetit të Kaçanikut, u realizua nga Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës.



Të tjera
Si të humbni 5 kilogramë pa shkuar fare në palestër
Katër pijet që duhet t’i pini çdo ditë për zemrën
Lëngu i qepës zgjidhja ideale për pastrimin e organizmit