Disa ushqime ndikojnë në disponimin tuaj – Ekonomia Online

Disa ushqime ndikojnë në disponimin tuaj

Studimet dhe përvoja tregojnë, pa asnjë dyshim, se ushqimi ndikon në mënyrën si ndjehemi. Disa fëmijë janë më të prirë të ndikohen në gjendjen e tyre shpirtërore nga ushqime të caktuara sesa disa të tjerë.

Ja disa nga lidhjet ushqim – humor:

Karbohidratet që qetësojnë: fasulet, frutat dhe drithërat integrale janë sheqerna që na relaksojnë, pasi nuk shkaktojnë luhatje drastike të sheqerit.

Karbohidrate që na acarojnë: ëmbëlsirat e pasura në sheqer të bardhë, krem pastiçerie, miell të bardhë dhe yndyra të tipit margarinë shkaktojnë shpesh luhatje të humorit siç shkaktojnë luhatje të sheqerit në gjak.

Ushqimet e inteligjencës: Fëmijët që kanë mungesë hekuri sidomos në 2 vitet e para të jetës janë të prirë të kenë IQ më të ulët. Hekuri i ulët në gjak lidhet drejtpërdrejtë me ulje të kthjelltësisë së mendjes dhe me gjendje të irrituar të fëmijës.

Është parë se me korrigjimin e nivelit të hekurit në gjak vjen përqendrim më i mirë dhe performancë më e kënaqshme në mësime. Mishi i viçit, gjethet e panxharit, patatet e vogla me lëkurën e tyre, stafidhet dhe thjerrëzat janë burim i mirë i hekurit.

Ushqimet e “gëzimit”: shumë nga ne ndihen mirë pas konsumit të një çokollate, një gote qumësht, një bananeje apo dhe gjetheve jeshile si rukola, spinaqi etj, pasi ato shkaktojnë çlirimin e neurotrensmetuesve si dopamina, serotonina që lidhen me gjendje të pëlqyeshme të humorit.

Ushqimet e “mërzisë”: Disa persona ndjehen të trishtuar pas konsumit të një ushqimi shumë të yndyrshëm ose shumë të sheqerosur.

Fëmijë të ndryshëm kanë reagime të ndryshme. Prindërit duhet të marrin rolin e dedektivit për fëmijët e tyre për të konstatuar ushqimet që e ndihmojnë atë të ndjehet mirë dhe I aftë të përqendrohet e të mësojë.