Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me ftesë të ambasadorit të Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, sot pati një drekë pune të përbashkët me të, Ambasadorin e Suedisë, Jonas Ëesterlund, Ambasadoren e Holandës, Karin Boven, Ambasadorin e Belgjikës, Grégoire Cuvelier dhe Shefin e Misionit në Ambasadën e Luksemburgut, Eric Dietz.
Siç tha Zyra e Kryeministrit, ata kanë diskutuar rreth “zhvillimeve të fundit në vend, përfshirë procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimin e institucioneve të legjislaturës së nëntë dhe tema tjera me interes në kuadër të komunikimeve dhe shkëmbimeve të rregullta ndërmjet Qeverisë dhe shteteve partnere”.
ZKM tha se Kurti shprehu mirënjohjen e tij për “raportet e mira dhe për mbështetjen e vazhdueshme të këtyre shteteve ndaj Kosovës, sidomos në proceset integruese në Bashkimin Europian dhe NATO”.



Të tjera
Le ta shohim si duket fletëvotimi nesër!
Erdogan përkujton poetin me origjinë shqiptare Mehmet Akif Ersoy
Ambasada e Kosovës në Uashington hap qendrën e votimit