Plani i Rritjes së Bashkimit Evropian ka qenë tema e darkës së përbashkët të liderëve të Ballkanit Perëndimor dje në Shkup. Kështu ka konfirmuar kryeministri në detyrë, Albin Kurti para mediave në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.
“Me këtë rast kemi pasur një darkë paraprake mbrëmë, ku kemi diskutuar për Planin e Rritjes. Kënaqësi të vij në Shkup, tash kur kemi pika të përbashkëta kontrolli. Ajo Han i Elezit – Bllacë, që më 12 prill u funksionalizua dhe ajo Glloboçicë-Jazhincë, që më 28 maj u funksionalizua. Si rezultat i marrëveshjeve të përbashkëta me Qeverinë Mickovski, më 18 nëntor në Prishtinë, në mbledhjen e përbashkët”, ka thënë ai.
Kurti më tej shprehu ngushëllime për tragjedinë në Koçan të Maqedonisë së Veriut.



Të tjera
Dukaj uron Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin e arritur në zgjedhje
Nuk largohemi nga sheshi pa shporrur Ramën
Për jetë të shëndetshme, ndiqni këto rregulla