Presidentja Vjosa Osmani ka uruar xhudisten Distria Krasniqi për medaljen e argjendtë që mori në Kampionatin Botëror në Budapest të Hungarisë, transmeton KosovaPost.
Në një postim në Facebook, ajo iu drejtuar Distrisë si krenaria e vendit.
“Me forcë, pasion dhe zemër të pathyeshme, Distria Krasniqi ngriti flamurin e Republikës së Kosovës në piedestalin botëror! “
“Nënkampione bote me talent, përkushtim dhe luftëtare e paepur! Urime për këtë triumf historik, je shembull frymëzimi për të gjithë!”, ka thënë Osmani.



Të tjera
“Ultimatumi i Trump mund të ketë pasoja katastrofike”
Kështu e eliminoni stresin
6 gjëra që duhet t’i mbani sekret, sipas kulturës orientale