Në prani të udhëheqësve më të lartë shtetëror, përfaqësuesve diplomatik dhe udhëheqës të lartë ushtarak ndërkombëtarë, Forca e Sigurisë së Kosovës realizoi Ditën e Vizitorëve të Shquar të ushtrimit fushor shumëkombësh “Defender Europe 25” (DE/IR25).
FSK në një postim në Facebook ka publikuar pamjet nga ushtrimet e realizuar.
“Gjatë vizitës në Kontrollin e Lartë të Ushtrimit, personalitetet e larta u njohën nga afër me rolin e rëndësishëm dhe kontributin e Forcës së Sigurisë së Kosovës si nikoqir në kuadër të këtij ushtrimi, duke vlerësuar lartë bashkëpunimin e ngushtë dhe të frytshëm me Divizionin e 28-të të Ushtrisë Amerikane. Përveç realizimit të aktiviteteve sipas skenarit të ushtrimit, trupat tona kanë ofruar mbështetje reale dhe logjistike për të gjitha trupat e angazhuara në vendin tonë”, thuhet në njoftim.
Tutje, FSK thekson se me një profesionalizëm të lartë, Komanda e Forcës Tokësore, dhe njësitë tjera të angazhuara, demonstruan nivel të lartë profesional dhe të disiplinës në ekzekutimin e disa prej aktiviteteve të parapara, në poligonin trajnues të Babaj Bokës.
“Gjatë realizimit të demonstrimeve nga Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë të FSK-së dhe njësitë ndërkombëtare, ata shfaqën nivel të lartë të disiplinës gjatë ekzekutimin e operacioneve të përbashkëta me forcat aleate të angazhuara në këtë ushtrim duke dëshmuar ndërveprueshmëri të lartë. UF Defender Europe 25, është seria e ushtrimeve të përbashkëta, që luan një rol strategjik në promovimin e sigurisë dhe stabilitetit në duke përfshirë forcat nga vende të NATO-s dhe ato partnere”.
Të tjera
Punime të domosdoshme, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten
Rainer Rudolph është Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë
Bastisje në Dubravë, të dënuarit kapen duke futur telefona e na*rkotikë