Kryeministri shqiptar Edi Rama ka bërë një përmbledhje të samitit të djeshëm të Komunitetit Politik Europian që solli në Tiranë liderët nga kontinenti.
“MIRËMËNGJES dhe me krenarinë e një dite historike të Europës në Shqipëri, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar sot Rama.
Liderët e 47 vendeve dhe organizatave europiane dje u pritën nga Rama si nikoqir.
Komuniteti Politik Europian i sivjetshëm u mblodh nën moton “Europa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.
Samiti u mbajt në një kohë kur Ukraina dhe Rusia përpiqen për bisedime për paqe që nga ditët e para të konfliktit. Megjithatë, liderët europianë dje denoncuan mosgatishmërinë e presidentit rus Vladimir Putin për t’u angazhuar realisht për paqe në Ukrainë. /Express/



Të tjera
Osmani takon Prattipatin: Partneriteti me ShBA-në i pazëvendësueshëm
Lideri i ri suprem i Iranit premton të mbajë të mbyllur Ngushticën e Hormuzit
Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit