Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku para seancës së sotme ka deklaruar se tani është mundësia për të parë të vërtetën para popullit.
Ai ka theksuar se për të formuar shumicën, një person që fiton zgjedhjet ose del i pari duhet të ndërmarrë përpjekje me çdo parti politike, dhe jo ta lërë këtë proces në ditën e fundit.
“Sot mandatari duhet të prezantoj shumicën që është thelbi I demokracisë. Për të formuar këtë shumicë një njeri që fiton zgjedhjet ose del i pari do të duhej të bënte përpjekje me çdo parti politike për të bërë një shumcië, e jo ta linte në ditën e fundit, Ditën e fundit është shou populist”, ka deklaruar Abdixhiku.
Abdixhiku ka shtuar se nesër do të ketë një takim siç e quajti ai miqësor, konsultativ me kryetarin e NISMA-s.
“Deputetët e LDK-së janë të lirë të votojnë siq mendojnë por deri më tani kanë deklaruar se pa marrëveshje politike ska kuptim të jetë shumica”, tha Abdixhiku.
Kreu i LDK-së shtoi se sipas të gjitha gjasave do të shkojmë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.



Të tjera
Tre hapa si të zgjidhni xhinset e duhura për trupin tuaj
El Clasico rikthehet sot në “Bernabeu” – Real Madrid pret Barcelonën në orën 16:15
S’duhet të ketë asnjë post publik