Ditët vendimtare në Hagë, thirrje për drejtësi përmes marshit “Drejtësi, jo politikë”

Ditët vendimtare në Hagë, thirrje për drejtësi përmes marshit “Drejtësi, jo politikë”

Sot me fillim nga ora 14:00, do të mbahet marshi “Drejtësi, jo politikë” i organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Ismail Tasholli thotë se Gjykata Speciale ka pasur më shumë siklet politik, sesa gjykim të drejtë.

Nga ana tjetër, Eliza Hoxha në emisionin “Ora Shtatë”, bëri thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe në këtë marsh.

Të dy përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, thanë se gjykimi në Hagë është i padrejtë.