Pas vizitës në Beograd, Donald Trump Jr., djali i madh i Presidentit amerikan Donald Trump, e kishte kreun e shtetit serb Aleksandar Vuçiç të ftuar në poadkastin e tij “Triggered”.
Në fillim të këtij podcast-i, Trump Jr e prezanton Serbinë si një shtet që aktualisht “qëndron për sovranitet dhe kufij të sigurt”, ndërsa thotë se shtetet perëndimore të Europës po e bëjnë të kundërtën.
Më pas, duke e shpjeguar vendndodhjen e Serbisë në hartën e Europës, Trump Jr shfaq një hartë ku Kosova është pjesë e Serbisë.
Duke dhënë një sfond të ngjarjeve të shpërbërjes së Jugosllavisë, djali i Trump thotë se bombardimet e NATO’s në Serbi shihen se kanë ndodhur si shpërqendrim nga skandali i presidentit demokrat, Bill Clinton me Monica Lewinsky.
“Tensionet në Kosovë, një regjion me shqiptarë etnikë në Serbi, eskaluan në një konflikt të hapur në vitin 1998. NATO më pas e bombardoi Serbinë më 1999, që rezultoi me tërheqjen e trupave serbe nga Kosova. Kjo erdhi në pikën më të lartë të skandalit mes Bill Clinton dhe Monica Lewinsky. Dhe shumë njerëz, veçanërisht tani pas një periudhe reflektimi, shumë e shohin këtë bombardim si një shpërqendrim nga ai dështim për Bill Clintonit”.



Të tjera
Metoda natyrale për të shpëtuar nga dhimbja e dhëmbit
Pirja e kafesë mund të zvogëlojë mundësinë e humbjes së dëgjimit sipas një studimi
Alarm në trafik: 101 vik*tima nga ak*sidentet rrugore