Selektori i Kombëtares shqiptare, Sylvinho është duke i kaluar pushimet me familjen e tij para sfidave të radhës në “play-off” të Kupës së Botës 2026.
Por, trajneri brazilian së fundmi u bë protagonist për diçka tjetër.
Një foto e familjes së tij u bë virale pasi djali i tij u shfaq me fanellën e Serbisë, shkruan “Gazeta Express”.
Kjo tërhoqi shumë vëmendje nga tifozët, të cilët menjëherë i shkruan privatisht në rrjete sociale motrës së tij, Tata Mendes, e cila në fakt e postoi foton.
Menjëherë pasuan reagimet, me një pjesë të komentuesve që mendojnë se kjo fanellë ka mundur të sigurohej nga trajneri brazilian në njërën prej dy përballjeve mes Shqipërisë dhe Serbisë në kualifikimet e Botërorit 2026, në Tiranë ose në Leskovc.
Mirëpo, vajza e Sylvinhos e dha një arsye krejt tjetër rreth kësaj fotoje, të cilën e hoqi shumë shpejt, duke e arsyetuar “gafën” e bërë.
“Më vjen vërtet keq. Vëllai im ka stufiuar në Milano me një djalë i cili ia ka bërë dhuratë fanellën. Ke të drejt plotësisht dhe nuk ia kisha idenë që kjo fanellë ishte e Serbisë pasi unë sinqerisht nuk e përcjell futbollin. Tashmë është fshirë fotoja dhe nuk do të ndodhë më në të ardhmen. Faleminderit për mirëkuptimin”, shkroi ajo, duke iu përgjigjur një komentuesit, i cili e kritikoi për foton, ku shihej vëllai i saj me fanellën e Serbisë të veshur.





Të tjera
Abdixhiku kopjon Kurtin, por harron të kaluarën e LDK-së
Sheshi “Isa Boletini” shndërrohet në qendër festive për fundvit
Ulutash pret në takim shefin e misionit të vëzhguesve të KiE-së