Dashi
Ditë ideale kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do bashkëpunoni për çdo gjë me partnerin dhe do i shihni gjërat me më tepër optimizëm.
Demi
Do jeni në humor të shkëlqyer gjatë kësaj dite juve që jeni në një lidhje dhe do bëni edhe çmenduri me partnerin. Emocionet do jenë të njëpasnjëshme dhe më të mëdha se kurrë.
Binjakët
Mos u tregoni kokëfortë në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe mos kërkoni që partneri të jetë skllavi juaj sepse do e humbni përgjithmonë atë.
Gaforrja
Ditë mjaft e qetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Bëni atë që ndjeni dhe do kaloni çaste të veçantë me partnerin tuaj të dashur. Në planin financiar perspektivat janë të mira.
Luani
Marrëdhënia ne çift do jetë e jashtëzakonshme gjatë kësaj dite. Do merreni vesh më së miri me personin që keni në krah dhe do i harroni njëherë e përgjithmonë mosmarrëveshjet që keni pasur dikur.
Virgjëresha
Asgjë e keqe nuk pritet të ndodhë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift kështu që bëni atë që ndjeni pa u merakosur se çfarë mund të ndodhë më pas.
Peshorja
Tregohuni sa më të matur sot juve që jeni në një lidhje sepse përndryshe situata do ju dale jashtë kontrollit. Nuk duhet për asnjë moment t’iu besoni atyre që keni rreth e rrotull.
Akrepi
Ditë më e favorshme për ata që janë ende vetëm kjo e sotmja. Mundësitë për takime të reja do jenë të shumta kështu që duhen shfrytëzuar sa më shumë.
Shigjetari
Do keni konflikte të mëdha sot me atë që keni në krah dhe gjithë kohës do jeni në ankth. Do ju duhet shumë durim për ta zgjidhur çdo mosmarrëveshje.
Bricjapi
Ditë shumë harmonike kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do merreni vesh për çdo gjë dhe nuk do keni aspak probleme. Në planin financiar do keni vështirësi të shumta të cilat do duan kohë dhe durim për t’u rregulluar.
Ujori
Për shkak të një mjedisi yjor mjaft të turbullt, edhe jeta juaj në çift do jetë e tille. Do e kundërshtoni për çdo gjë partnerin dhe nuk do arrini dot të merreni vesh.
Peshqit
Kjo ditë do jetë shumë e veçantë për të gjithë ata që janë në një lidhje. Se bashku me partnerin do i zgjidhni disa vështirësi që keni pasur dhe do mendoni me pozitivizëm drejt së ardhmes.



Të tjera
Përfundon rinumërimi i 16 kutive të votimit nga 12 vendvotime
Presidentja e Kosovës me paralajmërim: Serbia po e dëmton sovranitetin tonë çdo ditë
Shkëndija, skuadra e parë në RMV që arrin fitore në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës