Harry Kane ka qenë një nga figurat kyçe të sezonit 2024/25 në Gjermani, duke fituar trofeun e tij të parë madhor në nivel klubesh, duke ruajtur kurorën si golashënuesi më i mirë i Bundesligës dhe tani edhe duke u shpallur “Lojtari i Sezonit” në elitën gjermane. Një sezon i jashtëzakonshëm për kapitenin e Anglisë.
“Të shpallesh Lojtari i Sezonit është një arritje e madhe. Kjo është një ligë me futbollistë të jashtëzakonshëm. Ta fitosh këtë çmim në të njëjtin vit kur kemi fituar edhe titullin e Bundesligës e bën akoma më të veçantë,” u shpreh Kane pas marrjes së çmimit. “Një falënderim i madh për klubin, për bashkëlojtarët e mi dhe për të gjithë stafin. Pa ta, kjo nuk do të ishte e mundur. Do ta shijoj këtë moment, sepse kam punuar shumë gjatë gjithë sezonit dhe një vlerësim si ky është një bonus i merituar.”
Sulmuesi anglez realizoi 26 gola për Bayernin këtë sezon, duke u bërë lojtari i parë në historinë e Bundesligës që shpallet golashënuesi më i mirë në dy sezonet e tij të para në këtë kampionat. Përveç golave, Kane regjistroi edhe 8 asistime, duke e çuar në 34 numrin total të kontributeve të drejtpëdrejta në gola, më pak vetëm se Mohamed Salah i Liverpoolit (46) në ligat kryesore evropiane për sezonin 2024/25.
Pasi ka fituar një sërë çmimesh individuale në karrierën e tij, përfshirë “Këpucën e Artë” të Europës sezonin e kaluar, Kane më në fund ka vënë duart mbi një trofe të madh në nivel skuadre, duke udhëhequr Bayernin drejt titullit kampion të Gjermanisë.s.n.
Të tjera
Përmes Viberit po kërkohen para në emër të Policisë së Kosovës – një qytetar dërgon 1000 euro
Kandidimi im është vlerësuar si garancë e fitores në Mitrovicë
Aktivisti konservator Charlie Kirk vr*itet në Utah, Trump konfirmon lajmin