Do të dalim fitues, njohim pikat e dobëta të tyre – Ekonomia Online

Do të dalim fitues, njohim pikat e dobëta të tyre

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur në konferencën për media para përballjes me Zvicrën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror. Ai shfaqi besim të madh se Kosova mund të marrë rezultat pozitiv dhe të dalë fituese në këtë sfidë.

“Jemi përgatitur për nesër dhe kemi bërë analizat tona. E njohim Zvicrën, i njohim pikat e dobëta. Atmosfera është e jashtëzakonshme. Kemi një ekip me lojtarë të nivelit të lartë dhe besoj se nesër do të dalim fitues,” u shpreh Muriqi.

Ai rikujtoi ndeshjet e kaluara, duke thënë se ka shënuar kundër Zvicrës dhe se është gjithmonë një ndjenjë e veçantë të realizosh gola në duele të tilla.

“Fillova keq me të kuq, pastaj shënova ndaj Realit. Kundër Zvicrës kisha rastin të shënoj dy herë, dhe është ndjenjë e mirë të shënosh gola. Jemi të gatshëm dhe shpresoj t’i gëzojmë tifozët që do të jenë të pranishëm në stadium,” shtoi ai.

Ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës zhvillohet të premten, më 5 shtator, në Bazel, duke filluar nga ora 20:45.