Trajneri i ri i Tottenham Hotspurit, Roberto De Zerbi, ka konfirmuar se do të qëndrojë në klub edhe nëse skuadra bie në EFL Championship, pas nënshkrimit të një kontrate pesëvjeçare, të cilën e përshkruan si “sfidën më të madhe” në karrierën e tij.
Në një intervistë të gjatë për llogarinë zyrtare të klubit në “X”, De Zerbi foli për arsyet e zgjedhjes së tij për t’u bashkuar me Spurs dhe për çfarë duhet bërë për t’i dalë nga ky moment i vështirë.
Ai theksoi besimin e fortë te lojtarët dhe rëndësinë e përqendrimit “lojë pas loje”, duke filluar me ndeshjen kundër Sunderlandit.
“Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam këtu. Tottenhami është një nga klubet më të rëndësishme në botë. Kam një përgjegjësi të madhe, por edhe një sfidë të madhe për mua,” tha ai, duke shtuar se beson te cilësitë e lojtarëve dhe historiku i klubit.
De Zerbi gjithashtu foli për stilin e tij të lojës, duke treguar se i pëlqen posedimi i topit dhe krijimi i rasteve për gol, por njëkohësisht kujdesi për mbrojtjen me 11 lojtarë kur topi nuk është me skuadrën është po aq i rëndësishëm.
Ai theksoi rëndësinë e adaptimit ndaj lojtarëve që ka në dispozicion dhe organizimit të mirë në fushë.
Ai përfundoi intervistën me një homazh emocional për futbollin: “Futbolli është jeta ime dhe jeta ime është futbolli. Nuk është thjesht punë për mua, është pasion. Për Tottenhamin, veçanërisht në këtë moment, kjo është ndoshta sfida më e rëndësishme në karrierën time. Jam gati të filloj këtë sfidë me karakteristikat, pasionin, vizionin dhe njohuritë e mia për futbollin.”
De Zerbi nënvizoi qartësisht se do të qëndrojë në krye të klubit sezonin e ardhshëm, pa marrë parasysh se ku do të luajë Tottenhami.



Të tjera
Arsenali pas sulmuesit që kushton 100 milionë euro
Dështimi për t’u kualifikuar në Botëror, Presidenti Gravina jep dorëheqjen
Cila është diferenca ideale e partnerëve për të pasur një martesë të lumtur?