Dogana e Kosovës ka realizuar rekord historik të të hyrave, duke arkëtuar gjithsej 1.968 miliardë euro, një arritje që pasqyron rritjen ekonomike dhe bashkëpunimin e shtuar të bizneseve me institucionet shtetërore.
Sipas Doganës, faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë rezultat janë rritja ekonomike, gatishmëria e bizneseve për përmbushjen e obligimeve tatimore, si dhe vetëdeklarimi korrekt, nga i cili rrjedhin rreth 90 për qind e të hyrave totale.
Këto të dhëna u bënë të ditura nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, gjatë konferencës së fundvitit. Ai theksoi se përmirësimi i proceseve doganore, transparenca dhe rritja e besimit të bizneseve kanë qenë elemente kyçe në arritjen e këtij rezultati të rëndësishëm financiar.



Të tjera
Dalin në shitje biletat për ndeshjen e Kosovës më 31 mars ndaj Turqisë ose Rumanisë
Këshilla për femrat, si ta merrni veten pas një nate feste
Ndërhyrja e NATO-s, përgjigje ndaj gjenocidit