Dogana e Kosovës njofton se është identifikuar një sasi e konsiderueshme e mallrave të llojit mbathje sportive për meshkuj në ZBD Aeroport – Cargo, të cilat bartnin shenjat dalluese të disa prej markave më të njohura ndërkombëtare, transmeton KoosvaPost.
Gjatë ekzaminimit të detajuar, është verifkuar se mallrat në fjalë janë të falsifikuara dhe shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale (DPI).
“Në përputhje me dispozitat ligjore dhe procedurat e parashikuara në Kodit Doganor dhe të Akcizës (KDAK), mallrat e konstatuara si të falsifikuara janë asgjësuar në mënyrë të kontrolluar nën mbikëqyrjen e zyrtarëve doganorë”, thuhet në njoftim.;
Ndaj subjektit përgjegjës janë ndërmarrë masat ligjore përkatëse, të parapara me legjislacionin në fuqi, për përfshirje në tregti të ndaluar dhe cenim të pronësisë intelektuale.
Të tjera
Nëse nuk dëshiron të takohesh me mua, më fto në Moskë
Këto janë përshtypjet e para që njerëzit krijojnë kur ju takojnë
Policia do ta shënojë 26 vjetorin e themelimit me aktivitete të shumta dhe gara sportive