Zyrtarët doganorë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme parash të padeklaruara gjatë kontrollit të një udhëtari në zonën e arritjeve.
Sipas njoftimit të Doganës, gjatë skanimit fillestar dhe kontrollit fizik, paratë janë gjetur të fshehura në çorapet e udhëtarit. Bëhet fjalë për 9,300 funta britanike, të cilat sipas kursit zyrtar të këmbimit përkthehen në 10,611.59 euro.
Në përputhje me legjislacionin në fuqi, udhëtarit i është shqiptuar masa administrative prej 25 për qind të shumës së padeklaruar, ndërsa pjesa tjetër e mjeteve monetare është ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave ligjore. Rasti është referuar edhe sektorit të Hetimeve për trajtim të mëtejshëm.
Dogana e Kosovës ka theksuar se forcimi i kontrolleve në pikat kufitare mbetet prioritet, me qëllim parandalimin e shkeljeve ligjore, kontrabandës dhe veprimtarive të tjera të paligjshme, si dhe mbrojtjen e sigurisë dhe interesave financiare të shtetit.
Njoftimi i plotë:
Zbulohen mbi 10mijë euro të fshehura në trupin e një udhëtari në Aeroport
Prishtinë, 19 dhjetor 2025 – Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në arritje, zyrtarët doganorë kanë kryer kontrollin e një udhëtari dhe bagazhit të tij. Gjatë skanimit fillestar dhe kontrollit fizik të udhëtarit, në trupin e tij, të fshehura në çorape, është gjetur një shumë e konsiderueshme parash të padeklaruara prej 8,000 funta britanike, përveç një shume tjetër që udhëtari mbante me vete. Në total, shuma e gjetur ishte 9,300 funta britanike, e cila sipas kursit zyrtar të këmbimit përkthehet në 10,611.59 euro.
Në përputhje me legjislacionin në fuqi, udhëtarit i është shqiptuar masa administrative prej 25% të shumës së padeklaruar, ndërsa pjesa tjetër e mjeteve monetare është ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave ligjore. Rasti është referuar gjithashtu sektorit të Hetimeve për procedim të mëtejshëm.
Forcimi i kontrolleve në pikat kufitare mbetet prioritet, me qëllim parandalimin e shkeljeve ligjore, kontrabandës dhe veprimtarive të tjera të paligjshme, si dhe mbrojtjen e sigurisë dhe interesave financiare të shtetit.



Të tjera
Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malishevë-Kijevë
Hamza premton fond për ata që humbasin vendet e punës
Vitaminat që luftojnë sëmundjet autoimune