Haxhiu: Don Kelmendi la trashëgimi vlerash për t’u përcjellë

Don Kelmendi la trashëgimi vlerash për t’u përcjellë

Në meshën kushtuar Don Kelmend Spaqit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vlerësuar jetën dhe veprën e tij, duke e përshkruar atë si një figurë që “në momentet më të vështira të historisë sonë u bë muri mbrojtës për jetën dhe dinjitetin njerëzor”, përcjell KosovaPost.

Ajo ka thënë se veprimtaria e tij është dëshmi e përkushtimit të plotë ndaj njeriut, besimit dhe atdheut, ndërsa theksoi se për 33 vite meshtarie ai shërbeu si “udhërrëfyes në kohë paqartësie, mbështetje në kohë frike dhe zë i qëndrueshëm i së vërtetës”.

Haxhiu ka kujtuar rolin e tij gjatë luftës së vitit 1999, duke theksuar se në Gllogjan të Pejës ai hapi dyert e kishës “Shna Ndou”, e njohur si “Kisha e Shpresës”, ku strehoi qindra qytetarë të dëbuar me dhunë. Sipas saj, aty ai ndihmoi edhe të plagosurit dhe nënat me foshnjat e tyre.