Trump betohet si presidenti i 47-të i Amerikës

Donald Trump merr një tjetër vendim drastik! Mbyll të gjitha zyrat e USAID jashtë SHBA deri më 30 shtator!

Administrata Trump ka urdhëruar mbylljen e të gjitha pozicioneve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) jashtë vendit deri më 30 shtator, duke zhvendosur kontrollin e programeve të ndihmës së huaj drejt Departamentit të Shtetit.

Sipas një kabllogrami zyrtar të Departamentit të Shtetit, të siguruar nga “The Guardian”, sekretari i shtetit Marco Rubio ka urdhëruar shuarjen e plotë të stafit ndërkombëtar të USAID, ndërsa përgjegjësia për programet e ndihmës së jashtme do të kalojë nën kontrollin direkt të Departamentit të Shtetit.

Ky vendim prek mijëra punonjës të USAID në mbarë botën, përfshirë diplomatët e shërbimit të jashtëm, kontraktorët dhe stafin e punësuar vendas në më shumë se 100 shtete. Ambasadorët amerikanë janë udhëzuar të përgatiten për ndryshimet që do të hyjnë në fuqi brenda katër muajve.

“Në kuadër të Direktives së Sigurisë Kombëtare Nr. 38, Departamenti i Shtetit po thjeshton procedurat duke shuar të gjitha pozicionet ndërkombëtare të USAID,” thuhet në dokument, duke shtuar se “departamenti do të marrë përsipër përgjegjësinë për programet e ndihmës së jashtme të menaxhuara më parë nga USAID”, duke filluar nga 15 qershori.

Departamenti i Shtetit nuk ka komentuar mbi këtë zhvillim, por sipar “The Guardian”, Vendimi është firmosur edhe nga Howard Van Vranken, ish-ambasador në Botsvana.

Ky hap vjen pas një “pastrim” drastik që ndodhi në gjashtë javët e para të presidencës Trump, gjatë të cilit administrata, përmes iniciativës së quajtur “Efikasiteti i Qeverisë” (Doge), eliminoi 83% të programeve të USAID.

Në mars, Rubio njoftoi se nga 6,200 programet e agjencisë në mbarë botën, 5,200 ishin mbyllur, ndërsa programet e mbetura do të kalonin nën administrimin e Departamentit të Shtetit.