Donald Trump ka ndërprerë takimin me udhëheqësit evropianë për të telefonuar Vladimir Putinin.
BILD raporton mbi zhvillimin dhe thotë se takimi do të vazhdojë më pas.
Trump fillimisht tha se do ta telefononte udhëheqësin rus pas takimit me udhëheqësit në Uashington.
Në një takim historik në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump priti presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderët europianë, me qëllimin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Të ulur përballë njëri tjetrit në tryezën e bisedimeve Trump dhe Zelensky theksuan rëndësinë e garancivë të sigurisë për Ukrainën dhe nevojën për një takim trepalësh bashkë me presidentin rus Vladimir Putin.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë e bëri të qartë se pjesë e diskutimeve është edhe shkëmbimi I territoreve mes Moskës dhe Kievit. Një foto e tij dhe Zelensky para hartës së Ukrainës, la të kuptohet se tema e territoreve ishte pjesë e bisedës.
Të tjera
Kontrata sekrete paramartesore e Cristiano Ronaldos me Georginën? Çfarë merr ajo nëse ndahen?
Milani nuk mund të vazhdojë të pësojë gola kaq të lehtë
Tentimi i radhës, kush do të ia mësyjë karrigës së kryetarit?