Kryetari i Komunës së Mitrovicës, njëherit Kryetar i partisë “Guxo”, Faton Peci, ka deklaruar se kjo parti do t’i udhëheqë dy ministri në qeverinë “Kurti 3”
Peci zbuloi se Donika Gërvalla do të jetë Ministre e Drejtësisë dhe Zëvendëskryeministre.
Gërvalla ka qenë e paraparë për këtë pozitë edhe në dy qeveritë që nuk ishin votuar në Kuvend, me mandatarë Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën.
“Ne e kemi njëfarë dakordimi në parim. Në prezentimin e kabinetit të ri në përpjekje, Kurti 3, emër i pakontestueshëm është Donika Gërvalla si Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Drejtësisë. Minimalisht do ta kemi edhe një ministri tjetër, por që nuk dihet cila do të jetë ajo”, u shpreh Peci.
Ai tha po ashtu se Guxo do t’i ketë 8 deputetë.
Sipas tij, në vitin 2021, nga kampi i VV-së nuk ka pasur gatishmëri që Guxo t’i ketë dy ministri.
“Arsyeja pse më 2021 Guxo e ka marrë ministrinë e dytë, ka qenë emri im. Tash unë e di që ka qenë edhe një eksponent i VV-së aty në listë që ka qenë i pakënaqur që në moment të fundit nuk ka përfunduar ministër, gjë të cilën unë e kam kuptuar pas rreth dy vitesh. Por unë s’kam qenë as fajtor e as shkaktar i kësaj”, deklaroi ai në Klan Kosova.



Të tjera
Përfundon numërimi i votave me postë, këto janë rezultatet
Reshjet e borës e mbulojnë Podujevën, publikohen pamje
Barishtet e karotave për zemrën, veshkat dhe kockat