Donjeta Sadiku e ka fituar edhe meçin e tretë në turneun prestigjioz të boksit amator ‘Strandja’, që po mbahet në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje, duke siguruar kështu plasman për të dytin vit me radhë në finalen e madhe në kategorinë deri në 60 kilogramë.
Pas fitoreve bindëse me rezultat identik 5:0 në dy meçet e para ndaj boksieres nga Çekia, Barbora Maxova dhe asaj nga Ukraina Veronika Korets, Sadiku vazhdoi me paraqitje shumë të mirë edhe në duelin e tretë, shkruan RTK.
Në gjysmëfinale, boksieria nga Kosova mposhti atë nga Egjipti Ayyad Yomna, duke dominuar në të tre raundet dhe duke mos lënë asnjë dilemë te gjyqtarët për fituesen.
Me këtë fitore, Donjeta ka siguruar për të dytin vit me radhë finalen dhe sërish synimi mbetet medalja e artë.
Kujtojmë se vitin e kaluar ajo triumfoi në këtë turne, më i vjetri në boksin amator në Evropë, duke u bërë vajza e parë nga Kosova që e fiton këtë garë prestigjioze.
Meçin final Donjeta do ta zhvillojë të dielën, nga ora 14:00.



Të tjera
Irani go*det Emiratet, MPJ e Shqipërisë apel shtetasve: Shmangni lëvizjet
Lindja e Mesme rrezikon të futet në një rreth zj@rri
Një goditje e papritur për Trumpin! Kongresi Amerikan ndërmerr veprime kundër lu*ftës me Iranin