Në kuadër të Turneu Ndërkombëtar i Boksit `Strandja`, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në kalendarin ndërkombëtar të boksit, sot në ora 14:00 do të ngjitet në ring boksierja kosovare Donjeta Sadiku.
Donjeta Sadiku do të garojë në kategorinë deri në 60 kilogramë, ku përballë do ta ketë çekën Barbora Maxova, në një duel që pritet me interes të madh.
Turneu po zhvillohet në Sofje dhe do të zgjasë deri më 2 mars, duke mbledhur boksierë elitarë nga mbarë bota.
Sadiku tashmë ka lënë gjurmë në këtë garë, pasi në edicionet e kaluara ka fituar medalje të arta, duke konfirmuar formën dhe cilësinë e saj të lartë në arenën ndërkombëtare.
Nga ekipi i Kosovës mbizotëron optimizmi se ajo do ta vazhdojë serinë e sukseseve dhe do t’i sjellë vendit edhe një tjetër medalje të artë nga edicioni i sivjetmë i “Strandja 2026”.



Të tjera
Osmani pret në takim diplomaten shqiptare, Elisa Spiropalin
Lëvizja Vetëvendosje ka preferuar rrugën e dialogut për zgjedhjen e presidentit
Sonte mbyllet faza Play-Off e Champions League