Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas dorëheqjes së Miroslav Lajçak, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Lajçak ishte i anshëm në dialog me Serbinë dhe dyshimet tani duket se nuk kanë qenë të pabaza.
“Dialogu i Kosovës nuk duhej të vihej kurrë në duart e figurave pro serbe dhe të involvuar në skandale seksuale”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Postimi i tij i plotë:
Ja kush ishte Ish-i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak, që për vite me radhë udhëhoqi një proces jetik për Republikën e Kosovës, ndërkohë që kishte dyshime serioze për paanshmërinë ndaj vendit tonë. Kushdo që e kritikonte, sulmohej menjëherë nga disa zëra të shoqërisë civile që e mbronin me fanatizëm.
Pas raportimeve ndërkombëtare ku përmendet emri i tij në publikimet që lidhen me rastin Epstein dhe pas dorëheqjes së tij nga pozita e këshilltarit për siguri ne qeverinë Sllovake, del qartë se pikëpyetjet nuk kanë qenë të pabaza. Dialogu i Kosovës nuk duhej të vihej kurrë në duart e figurave pro serbe dhe të involvuar në skandale seksuale.
Po e pres reagimin e disa figurave “markante” që mbronin Miroslavin, tash ju paska dal edhe i lidhur me pedofili.



Të tjera
Rifillon kalimi në pikën kufitare të Rafah mes Gazës dhe Egjiptit
Kosova jashtë FARA-s amerikane, pa kontratë lobimi për gati dy vjet
Sulme vdekjeprurëse me armë dhe bomba godasin provincën Balochistan të Pakistanit