Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili ia ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, Raportin Vjetor të BQK-së për vitin 2023, në pajtim me nenin 28 dhe 59 të Ligjit për BQK-në.
Guvernatori Ismaili e njoftoi kryetarin Konjufca me përmbajtjen e Raportit Vjetor 2023 që pasqyron punët dhe operacionet e BQK-së, performancën dhe stabilitetin e sektorit financiar dhe ekonomisë së vendit. Raporti përmban pasqyrat financiare të audituara dhe të miratuara nga Bordi i BQK-së.
Vlen të theksohet se ky është viti i parë pas Pavarësisë së Kosovës që BQK-ja si institucion kushtetues, ka arritur të plotësojë normën e përcaktuar ligjore në Llogarinë e Rezervave të Përgjithshme (neni 55 i Ligjit), duke siguruar qëndrueshmërinë financiare. Madje, sipas kërkesave ligjore (neni 56 i Ligjit), BQK-ja ka arritur të alokojë 50% të të ardhurave të ndashme si të hyra për Buxhetin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Më tej, në njoftim thuhet se, BQK, si institucion i pavarur kushtetues dhe i besueshëm që punon në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme ndaj publikut, me profesionalizëm dhe gjithë-përfshirje, mbetet e përkushtuar për arritjen e objektivave dhe realizimin e Planit Strategjik të saj, si dhe në komunikimin institucional në pajtim me mandatin kushtetues.
Raportin Vjetor për vitin 2023 mund ta gjeni duke klikuar KËTU.
Të tjera
Kurti deklarohet për koalicionin me LDK-në në Vushtrri
Presidentja: Vonesa që po tenton Lista Serbe për formimin e qeverisë, dëmton interesat e të gjithë qytetarëve
Abdixhiku: LDK do të dalë fituese në shumicën e komunave në balotazh