GazetaDemos merr vesh nga burimet e veta brenda LDK-së, se si rrjedhojë e rezultatit në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike.
Të njëjtat burime konfirmojnë se përveç Bajramit, dorëheqje ka dorëzuar edhe Imri Ahmeti, i cili ishte në pozitën e sekretarit të kësaj partie.
“Znj. Bajrami ka dorëzuar dorëheqjen e parevokushme nga pozita e nënkryetares dhe ka kërkuar që njëjtë të veprojnë edhe kryetari Abdixhiku dhe kryesia e ngushtë. Ajo ka këmbëngulur se struktura drejtuese ka humbur legjitimitetin, pas rezultatit të LDK-së në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit si dhe ka kërkuar të veprohet konform standardit të krijuar në LDK”, ka thënë një nga pjesëmarrësit në takim.
Rreth dorëheqejes së Ahmetit, burimet e GazetësDemos bëjnë me dije se Ahmeti ka kërkuar që si parti të reflektojnë, “sepse rezultati është tepër i rëndë, dhe i njëti nuk duhet neglizhuar”.



Të tjera
Rreth 200 vullnetarë, 400 thasë mbeturina – Aksion pastrimi në liqenin e Badovcit
Mihali kërkon hetim për alarmin e Gashit se ka shqiptar që “paguhen me çanta” për dezinformim pro Serbisë
Si ta luftoni migrenën në kushte shtëpie