Pjesëmarrja e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama në protestën e organizuar në Tiranë në mbrojtje të Thaçit dhe të tjerëve ka ngjallur reagime të shumta.
Përparim Rama në zgjedhjet lokale të 12 tetorit përfaqësoi LDK-në dhe në emër të saj i fitoi edhe votat për komunën e Prishtinës.
Kjo ka bërë që reagimet ndaj tij për pjesëmarrjen në protestë të jenë mjaft të ashpra.
Kështu, një reagim është bërë edhe nga faqja me 265 mijë ndjekës në Facebook, “DR. Ibraim Rugova nga mungon”.
Postimi i plotë:
Pyetje për Përparim Ramën
A e di Përparim Rama se disa nga ata për të cilët protestoi sot, po gjykohen për vrasjet e aktivistëve të LDK-së?
Liria ka emër – por edhe turpi ka.



Të tjera
Dreshaj për koalicionet e 28 dhjetorit- Jo të natyrshme, dallojnë në mënyrë substanciale/ AAK-ja do të të përfaqësohet në mënyrë dinjitoze në Kuvend!
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kartelin famëkeq meksikan
Asamblisti serb i reagon burrit të Presidentes: Përpara e kisha flamurin serb, ma lejon ligji dhe kushtetuta