Drenica ka shënuar një fitore të rëndësishme 4:2 ndaj Malishevës, duke vazhduar formën pozitive në kampionat dhe duke marrë tri pikë jetike në luftën për mbijetesë.
Ndeshja nisi mirë për vendasit, me Igball Jasharin që zhbllokoi rezultatin, por Malisheva reagoi shpejt përmes Assane, i cili barazoi shifrat. Megjithatë, Drenica riktheu epërsinë sërish me Jasharin, që realizoi golin e tij të dytë personal në këtë takim.
Më pas, Kreshnik Uka thelloi avantazhin për Drenicën duke shënuar golin e tretë, ndërsa Malisheva nuk u dorëzua dhe u rikthye në lojë falë golit të Mevlan Zekës.
Në momentet vendimtare, Andi Veliqi vulosi fitoren e madhe të Drenicës me golin e katërt, duke i dhënë qetësi skuadrës së tij deri në fund.
Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Drenicën, që po tregon shenja të qarta përmirësimi, ndërsa Malisheva regjistroi humbjen e dytë me radhë dhe mbetet nën presion në tabelë.



Të tjera
Shenjat që tregojnë se dikush është xheloz për jetën tënde
PSG refuzon ta shesë Kvaratskhelia, por Arsenali ka plane më të mëdha për sulm
10 gabimet që bëni kur debatoni me partnerin